Foto: VCG

Foto: VCG

Kërkimi i Shteteve të Bashkuara për dominimin e oqeaneve botërore dhe zgjerimi i NATO-s janë kërcënimet kryesore për sigurinë kombëtare detare të Rusisë, bëhet e ditur në një dokument të ri detar të miratuar së fundi, citon “Xinhua”.

Presidenti rus Vladimir Putin nënshkroi Urdhrin Ekzekutiv për miratimin e Doktrinës Detare të Federatës Ruse dhe Urdhrin Ekzekutiv për miratimin e rregulloreve të Marinës ruse.

Doktrina prej 55 faqesh thekson se sfidat dhe kërcënimet kryesore për sigurinë kombëtare dhe zhvillimin e qëndrueshëm të Rusisë janë kursi strategjik i SHBA-së drejt dominimit në oqeanet botërore dhe ndikimi i saj global në proceset ndërkombëtare.

Zgjerimi i infrastrukturës ushtarake të NATO-s deri në kufijtë rusë dhe numri në rritje i stërvitjeve të bllokut në zonat ngjitur me ujërat e vendit renditen gjithashtu si kërcënime të mëdha për sigurinë kombëtare të Rusisë.

Gjatë fjalimit në një paradë ushtarake, presidenti Putin tha se doktrina përshkruan hapur kufijtë dhe zonat e interesave kombëtare të Rusisë. “Përditësimi i doktrinës detare pasqyron ndryshimet në situatën strategjike gjeopolitike dhe ushtarake në botë”, -tha zëvendëskryeministri rus Yury Borisov, në një takim të bordit detar në maj, raporton agjencia e lajmeve “TASS”. (Irma)