VCG<br>

VCG

Korporata e Avionëve Komercialë e Kinës (COMAC) njoftoi të hënën se avioni i parë i madh kinez i udhëtarëve për përdorim komercial, C919, përfundoi fluturimin provë për certifikimin e vlefshmërisë ajrore, gjë që ka hapur rrugën për prodhimin e tij masiv dhe hyrjen në treg.

Avioni doli nga linja e prodhimit në vitin 2015 dhe e kreu fluturimin e parë të suksesshëm në vitin 2017. Që nga viti 2019, gjashtë avionë C919 kanë kryer një sërë provash uljeje e fluturimi në vende të ndryshme, duke përfshirë Shangain. Në nëntor 2020, C919 mori autorizimin e inspektimit të tipit. Të gjashtë avionët e testimit të C919 përfunduan fluturimet e tyre provë deri më 19 korrik, njoftoi COMAC.

Në mars 2021, “China Eastern Airlines”, një nga shoqëritë ajrore më të mëdha të Kinës me seli në Shangai, nënshkroi një kontratë për të blerë pesë avionë C919, marrëveshja e parë komercial për këtë tip aeroplani.

“Eastern” tha se planifikon ta përdorë C919 në linjat e brendshme që lidhin Shangain me qytete të tjera të mëdha, duke përfshirë Pekinin, Guangzhou-n, Shenzhen-in, Chengdu, Xiamen-in, Wuhan-in e Qingdao-n.