VCG<br>

VCG

2 043.5 km linja të reja hekurudhore u vunë në funksionim në tërë Kinën në gjysmën e parë të vitit, përfshirë rreth 995.9 km linja të reja me shpejtësi të lartë, sipas Grupit Hekurudhor të Kinës.

Rreth 1 462.2 km linja të reja hekurudhore u përuruan vetëm në qershor, duke përbërë mbi 70 % të vëllimit të hekurudhave të reja të vëna në funksionim në gjashtë muajt e parë të vitit, bëri të ditur kjo kompani.

Kina planifikon të përurojë 3 300 kilometra linja të reja hekurudhore këtë vit, sipas Ministrisë së Transportit. Deri në fund të vitit të kaluar, gjatësia në funksionim e rrjetit hekurudhor të shpejtësisë së lartë në Kinë i kaloi 40 000 kilometrat.