Kina ia ka shprehur vazhdimisht shqetësimin e vet serioz dhe qëndrimin solemn palës amerikane dhe kundërshton me vendosmëri vizitën e kryetares së Dhomës së Përfaqësuesve Nancy Pelosi në rajonin e Tajvanit, tha në një konferencë shtypi të hënën zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kinës Zhao Lijian. Ai shtoi se vizita e Pelosit në Tajvan do të sjellë pasoja të rënda.

Gjatë një bisede telefonike me homologun e vet amerikan Joe Biden, presidenti kinez Xi Jinping theksoi se qëndrimi i qeverisë kineze dhe popullit kinez për çështjen e Tajvanit është i vendosur. Është vullneti i fortë i popullit më shumë se 1.4 miliardësh kinez për të mbrojtur me vendosmëri sovranitetin kombëtar dhe integritetin territorial të Kinës. "Besojmë se ShBA-ja e ka kuptuar plotësisht mesazhin e fortë dhe të qartë të dërguar nga Kina," u shpreh zëdhënësi. Nëse kryetarja kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve të ShBA-së Nancy Pelosi shkon në Tajvan, shtoi ai, kjo do të jetë një ndërhyrje e rëndë në punët e brendshme të Kinës, do të dëmtojë seriozisht sovranitetin dhe integritetin territorial të Kinës, do të shkelë parimin e "një Kine", do të kërcënojë seriozisht paqen e stabilitetin në ngushticën e Tajvanit, do të dëmtojë seriozisht marrëdhëniet kino-amerikane dhe çojë në ngjarje e pasoja shumë të rënda.

"Ne e paralajmërojnë përsëri ShBA-në se qëndrimi i palës kineze është konsistent. Ushtria Çlirimtare Popullore e Kinës nuk do të rrijë kurrë duarkryq. Kina patjetër do të marrë masa reagimi të vendosur e të fortë për të mbrojtur sovranitetin dhe integritetin e vet territorial. ShBA-ja duhet t'i përmbahet parimit të 'Një Kine' dhe tre komunikatave të përbashkëta kino-amerikane, të përmbushë premtimin e presidentit Biden për të mos mbështetur 'pavarësinë e Tajvanit' dhe të mos organizojë vizitën e Pelosit në rajonin e Tajvanit,"vuri në dukje Zhao Lijian. (Zhan Dian/Artan)