Foto:VCG

Foto:VCG

Fjalimi i mbajtur nga presidenti kinez Xi Jinping në ceremoninë e 90-vjetorit të themelimit të Ushtrisë Çlirimtare Popullore të Kinës do të publikohet të hënën.

Xi, gjithashtu sekretar i përgjithshëm i Komitetit Qendror të Partisë Komuniste të Kinës (PKK) dhe kryetar i Komisionit Qendror Ushtarak, e mbajti këtë fjalim në ceremoninë e 1 gushtit 2017. Fjalimi do të botohet në revistën "Qiushi", organ qendror i Komitetit Qendror të PKK-së.

Në artikull vihet në dukje se historia e lavdishme e ushtrisë popullore është krijuar me gjak dhe prandaj meriton të përkujtohet, duke shtuar se, që populli kinez të arrijë përtëritjen dhe lumturinë kombëtare, duhet të përshpejtohet kthimi i ushtrisë popullore në një ushtri të klasit botëror.

Sipas artikullit, mësimi nga historia është që "komandimi i ushtrisë nga Partia" është një garanci bazë që ushtria popullore të ruajë natyrën e vet thelbësore dhe qëllimin e vet, dhe kjo është një e vërtetë e pakundërshtueshme që ka lindur gjatë betejave të ashpra të Partisë.

Po ashtu, idealet dhe bindjet fisnike e mbushin ushtrinë popullore me forcën e brendshme për të marshuar me guxim përpara dhe reforma, risitë e përtëritja e vazhdueshme përbëjnë rrugën më të mirë për zhvillimin e ushtrisë popullore.

Në artikull vihet në dukje më tej se, që nga Kongresi i 18-të Kombëtar i PKK-së në vitin 2012, është propozuar ndërtimi i një ushtrie popullore që ndjek komandën e PKK-së, është fitimtare në beteja dhe tregon sjellje shembullore, duke shtuar se ushtria popullore ka ristrukturuar mjedisin e vet politik, formën organizative, forcën sistemore dhe mënyrën e sjelljes.

"Kina do të jetë si gjithmonë nxitëse e paqes botërore, kontribuuese në zhvillimin global dhe mbështetëse e rendit ndërkombëtar, dhe për këtë arsye ushtria kineze do të jetë gjithmonë një forcë e palëkundur në ruajtjen e paqes botërore," theksohet në artikull.