Foto: VCG

Foto: VCG

Në Kinë u regjistrua një rënie në transportin e pasagjerëve në zonat urbane në gjysmën e parë të këtij viti, treguan të dhënat nga Ministria e Transporteve, citon “Xinhua”.

Statistikat zyrtare tregojnë se në periudhën janar-qershor, numri i udhëtimeve të pasagjerëve në 36 qytete të mëdha ishte 20.7 miliardë, duke rënë me 22.1 për qind nga viti në vit.

Qyteti verior i Shijiazhuang përmbysi rënien e përgjithshme, duke regjistruar një rritje prej 28.6 për qind gjatë kësaj periudhe.

Sipas ministrisë, për sa i përket mënyrave të transportit, pasagjerët e autobusëve dhe tramvajit ranë 23.5 për qind, ndërsa pasagjerët e hekurudhave në zonat urbane u tkurrën me 20.3 për qind. (Irma)