Foto:VCG

Foto:VCG

Kina ka mbledhur 220.000 burime të reja të mikroplazmës bujqësore që kur nisi një regjistrim në shkallë të gjerë në vitin 2021, u bë e ditur në një konferencë mbi industrinë e farave të zhvilluar në Sanya, në provincën Hainan të Kinës jugore, citon “Xinhua”.

Këto burime përfshijnë 110.000 kultura, 60.000 shpendë dhe 50.000 burime të mikroplazmës ujore, bëri të ditur Kongresi i Farërave të Kinës 2022 dhe Forumi Bujqësor i “Silicon Valley” në Nanfan.

Në Akademinë Kineze të Shkencave Bujqësore dhe në Akademinë Kineze të Shkencave të Peshkimit janë ndërtuar banka kombëtare të klasit botëror të burimeve të mikroplazmës biologjike të kulturave dhe peshkimit detar.

Sipas një përfaqësuesi nga departamenti i menaxhimit të industrisë së farës në Ministrinë e Bujqësisë dhe Çështjeve Rurale, autoritetet do të përfundojnë më tej hetimin sistematik dhe mbledhjen për regjistrim të burimeve të mikroplazmës në 188 qarqe të vendit.

Ato gjithashtu do të përshpejtojnë katalogimin dhe ruajtjen e burimeve të mikroplazmës, do të zbatojnë mbrojtje efektive dhe do të promovojnë zhvillimin dhe përdorimin e përbashkët. (Irma)