Foto: VCG

Foto: VCG

Stuhitë e dendura të shiut kanë prekur më shumë se 222.000 persona në provincën Liaoning të Kinës verilindore, njoftoi të dielën Shtabi provincial i Kontrollit të Përmbytjeve dhe Ndihmës ndaj Thatësirës, citon “Xinhua”.

Nga e enjtja deri të shtunën, reshjet e dendura të vazhdueshme kanë goditur 24 rajone të nivelit të qarkut në të gjithë Liaoning, duke prekur afro 44.000 hektarë të mbjella.

Sipas kësaj zyre, humbjet e drejtpërdrejta ekonomike nga përmbytjet arritën në mbi 417 milionë juanë (rreth 61.8 milionë dollarë amerikanë).

Gjithsej 22 rezervuarë në krahinë deri tani kanë tejkaluar kufirin e kapacitetit mbajtës dhe po shkarkonin ujë. (Irma)