Foto: VCG

Foto: VCG

Produkti i brendshëm bruto (PBB) i Rajonit Autonom të Tibetit të Kinës jugperëndimore u rrit me 4.8 për qind nga viti në vit në gjysmën e parë të vitit, njoftoi qeveria rajonale në një konferencë për shtyp, citon “Xinhua”.

PBB-ja e Tibetit qëndroi në 97.3 miliardë juanë (rreth 14.4 miliardë dollarë amerikanë). Gjatë kësaj periudhe, të ardhurat e disponueshme për frymë të banorëve urbanë dhe ruralë në Tibet u rritën përkatësisht me 8 për qind dhe 11.1 për qind, duke u renditur i pari në Kinë.

Vlera e shtuar e ndërmarrjeve të mëdha të përcaktuara në rajon u rrit 16.9 për qind nga viti në vit.

Zyra rajonale e Statistikave bëri të ditur se faktorë të ndryshëm kanë ndikuar në rritjen e konsumit në Tibet. Shitjet totale me pakicë të mallrave të konsumit në Tibet u rritën me 1.5 për qind nga viti në vit, që është 2.2 pikë përqindjeje më e lartë se mesatarja kombëtare, duke u renditur e pesta në Kinë.

Sipas Statistikave, në gjysmën e parë, Tibeti priti rreth 17.2 milionë turistë dhe arriti të ardhura totale nga turizmi prej 17.7 miliardë juanë. (Irma)