Të shtunën u mbyll në Haikou, kryeqendra e provincës Hainan të Kinës Jugore, Ekspozita e 2-të Ndërkombëtare e Mallrave të Konsumit e Kinës, me një pjesëmarrje më të madhe dhe më shumë marrëveshje të nënshkruara se në edicionin e parë vjet.

Ekspozita e 2-të Ndërkombëtare e Mallrave të Konsumit e Kinës,Haikou, provincë Hainan(Foto:VCG)

Kjo veprimtari tërhoqi më shumë se 280 000 vizitorë dhe në të morën pjesë 2 800 marka të 1 955 kompanive nga 61 vende e rajone, sipas të dhënave të publikuara nga organizatorët të shtunën.

Si e para e këtij lloji në Kinë, Ekspozita Ndërkombëtare e Mallrave të Konsumit, e cila filloi vitin e kaluar, është bërë një platformë e re për të treguar gatishmërinë e Kinës për të ndarë mundësitë e tregut të saj me botën dhe për të ndihmuar në mëkëmbjen dhe rritjen ekonomike globale.

Sivjet, në ekspozitë pati 104 produkte të reja nga 68 marka të sektorëve të ndryshëm, duke përfshirë kozmetikën, bizhuteritë, pijet dhe teknologjinë.

Më shumë se 30 kompani nga vende të ndryshme janë regjistruar për të marrë pjesë në Ekspozitën Ndërkombëtare të Mallrave të Konsumit në vitin 2023, pas përfundimit të suksesshëm të ekspozitës së këtij viti.

Ekspozita ndikoi po ashtu që një numër më i madh kompanish të huaja të shprehen të gatshme për të rritur investimet në tregun kinez.

Ekspozita e 2-të Ndërkombëtare e Mallrave të Konsumit e Kinës,Haikou, provincë Hainan(Foto:VCG)

Ekspozita e 2-të Ndërkombëtare e Mallrave të Konsumit e Kinës,Haikou, provincë Hainan(Foto:VCG)

Sipas një raporti të fundit të publikuar nga agjencia qeveritare franceze “Business France” gjatë ekspozitës, Kina është bërë tregu më i madh i eksportit për kozmetikën franceze.

Që nga viti 2020, më shumë se 58 për qind e parfumeve dhe aromave në tregun kinez janë nga Franca. Gjatë vitit të kaluar, shumë kompani të huaja, përfshirë ato franceze dhe zvicerane, kanë hapur biznese ose seli qendrore rajonale në Hainan.

Shtetet anëtare të marrëveshjes së Partneritetit të Gjithanshëm Ekonomik Rajonal (RCEP), duke përfshirë Vietnamin, Tajlandën, Korenë e Jugut dhe Japoninë, kanë marrë pjesë aktive në ekspozitë, teksa një shumëllojshmëri në rritje e produkteve bujqësore, artikujve të kalimit të kohës së lirë dhe mallrave industriale nga vendet e ASEAN-it e kanë pasur më të lehtë futjen në tregun kinez që kur RCEP-i hyri në fuqi në fillim të këtij viti.

RCEP-i, marrëveshja më e madhe e tregtisë së lirë në botë deri më sot, do të heqë përfundimisht tarifat për mbi 90 për qind të mallrave të tregtuara ndërmjet shteteve anëtare.

Ekspozita e 2-të Ndërkombëtare e Mallrave të Konsumit e Kinës,Haikou, provincë Hainan(Foto:VCG)

Ekspozita e 2-të Ndërkombëtare e Mallrave të Konsumit e Kinës,Haikou, provincë Hainan(Foto:VCG)

Ekspozita e 2-të Ndërkombëtare e Mallrave të Konsumit e Kinës,Haikou, provincë Hainan(Foto:VCG)

Ekspozita e 2-të Ndërkombëtare e Mallrave të Konsumit e Kinës,Haikou, provincë Hainan(Foto:VCG)

Ndërkohë, ekspozita shënon një hap përpara në ndërtimin e portit të tregtisë së lirë të Hainan-it. Kina shpalli një masterplan qershorin e kaluar për ta shndërruar këtë provincë ishullore në një port të tregtisë së lirë me ndikim global dhe të nivelit të lartë deri në mesin e këtij shekulli.

Hainan-i ka zbatuar një varg politikash preferenciale, si hyrja pa viza, blerjet pa taksa doganore për vizitorët që largohen nga ishulli, por jo nga vendi, dhe përjashtimi nga taksat i një liste mallrash importi, duke ofruar një platformë të mirë për hyrjen e markave të huaja në tregun kinez.(Artan)