Foto: VCG

Foto: VCG

Ndërmarrjet shtetërore të Kinës regjistruan rritje të të ardhurave dhe ulje të fitimit në gjashtë muajt e parë të vitit, treguan të dhënat zyrtare nga Ministria e Financave, citon “Xinhua”.

Sipas të dhënave, ndërmarrjet shtetërore grumbulluan 39.29 trilionë juanë (rreth 5.83 trilionë dollarë amerikanë) të ardhura operative në periudhën janar-qershor, 9.8 për qind më të larta se e njëjta periudhë e vitit të kaluar, sipas të dhënave nga Ministria e Financave.

Fitimet e kombinuara të këtyre ndërmarrjeve ranë 2.1 për qind nga viti në vit, duke u ngushtuar dukshëm nga rënia prej 6.5 për qind në pesë muajt e parë. Fitimet totale të ndërmarrjeve shtetërore kineze u rritën me 4.3 për qind nga një vit më parë në mbi 1.6 trilionë juanë gjatë kësaj periudhe. Ndërsa, të ardhurat operative u rritën me 10.9 për qind në 22.12 trilionë juanë. (Irma)