Foto: VCG

Foto: VCG

Kina ka lejuar rreth 23.000 ndërmarrje të shtyjnë gjithsej 7.11 miliardë juanë (rreth 1.05 miliardë dollarë amerikanë) të fondit të ofrimit të strehimit që nga 20 korriku, deklaroi Wang Shengjun, zëdhënës i Ministrisë së Strehimit dhe Zhvillimit Urban-Rural, citon “Xinhua”.

Sipas tij, kjo politikë mbështetëse u prezantua në maj dhe ka ndihmuar ndërmarrjet dhe individët të kapërcejnë vështirësitë në mes të pandemisë Covid-19.

Ndërmarrjet e prekura nga pandemia mund të aplikojnë për të shtyrë pagesat e kontributeve të fondit të ofrimit të strehimit sipas rregullave të reja dhe të bëjnë pagesa të shtyra në një datë të mëvonshme, sipas një qarkoreje të lëshuar më 24 maj nga Ministria e Strehimit dhe Zhvillimit Urban-Rural, Ministria e Financa dhe Banka Popullore e Kinës.

Sipas Wang, për depozituesit të cilët nuk paguajnë kontributet brenda afatit të caktuar për shkak të ndikimit të Covid, shtyrjet e tyre nuk do të raportohen në administratën e kredisë si raste të kredive të keqija. (Irma)