Foto: VCG

Foto: VCG

Kreditë e gjelbra të Kinës regjistruan një rritje të shpejtë vjetore deri në fund të qershorit 2022, ndërsa vendi ka shtuar përpjekjet për rritjen e gjelbër, thuhet në një raporti të Bankës Qendrore, citon “Xinhua”.

Kreditë e gjelbra në juanë dhe valuta të huaja arritën në 19.55 trilionë juanë (rreth 2.90 trilionë dollarë amerikanë) deri në fund të qershorit, duke u rritur 40.4 për qind nga një vit më parë, sipas Bankës Popullore të Kinës.

Një kredi e gjelbër i referohet një forme financimi ku fondet shkojnë në fusha të tilla si ruajtja e energjisë dhe energjia e pastër që kontribuojnë në mbrojtjen dhe përmirësimin e mjedisit.

Konkretisht, kreditë e gjelbra për projektet me përfitime të drejtpërdrejta ose të tërthorta të reduktimit të karbonit ishin respektivisht në 8 trilionë juanë dhe 4.93 trilionë juanë. Së bashku, ato përbënin 66.2 për qind të totalit të kredive të gjelbra, tregoi raporti.

Kina ka përparuar me shpejtësi në zhvillimin e sistemit dhe tregjeve të saj të gjelbra financiare, si pjesë e përpjekjeve për të arritur objektivat e saj të pikut të karbonit dhe neutralitetit. (Irma)