Foto:Xinhua

Foto:Xinhua

Presidenti Xi Jinping ka theksuar promovimin e unitetit dhe të punës së palodhur të kinezëve brenda dhe jashtë vendit, për të bashkuar forcat për përtëritjen e madhe të kombit kinez.

Xi, gjithashtu sekretar i përgjithshëm i Komitetit Qendror të Partisë Komuniste të Kinës dhe kryetar i Komisionit Qendror Ushtarak, i tha këto në një konferencë qendrore mbi punën e frontit të bashkuar, të mbajtur nga e premtja deri të shtunën në Pekin.

Ky vit shënon 100-vjetorin e politikës së frontit të bashkuar, tha ai, duke theksuar rëndësinë e respektimit të drejtimit të duhur të zhvillimit të frontit të bashkuar patriotik.

Duke përshkruar detyrat themelore të frontit të bashkuar patriotik në epokën e re, Xi bëri thirrje për mbështetjen e udhëheqjes së PKK-së, ndjekjen e rrugës së socializmit me karakteristika kineze, bashkërendimin e të përbashkëtave e dallimeve dhe promovimin e marrëdhënieve harmonike midis partive politike, kombësive, feve e shtresave shoqërore.

Duhen bërë përpjekje për të promovuar unitetin e punën e palodhur të kinezëve brenda e jashtë vendit dhe për të grumbulluar forcat për të ndërtuar plotësisht një vend socialist modern e për të realizuar përtëritjen kombëtare, shtoi ai. (Çang Çuo)