Foto: VCG

Foto: VCG

Azi-Paqësori është shtëpia e përbashkët e Kinës dhe e vendeve të tjera të këtij rajoni, tha zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme kineze Zhao Lijian në një konferencë të rregullt shtypi të premten. Ai shtoi se Kina i është përmbajtur gjithmonë konceptit të rajonalizmit të hapur dhe është e përkushtuar për të ndërtuar bashkërisht me vendet e rajonit bashkësinë e fateve të përbashkëta të Azi-Paqësorit.

Kohët e fundit, ndërtimi i hekurudhës me shpejtësi të lartë Xhakarta-Bandung ka hyrë në fazën e rëndësishme të ndërtimit dhe hidrocentrali “Karot” në Pakistan është vënë plotësisht në funksionim. Njëkohësisht, Kina ka dërguar gjithashtu kontingjente të reja ndihme në Afganistan, Sri-Lankë dhe vende të tjera. Lidhur me këto, Zhao Lijian tha se hekurudha e shpejtësisë së lartë Xhakartë-Bandung dhe projekti i hidrocentralit “Karot” janë të dyja projekte të rëndësishme të bashkëpunimit cilësor midis Kinës dhe vendeve përkatëse për ndërtimin e "Një brez, një rrugë". Pas përfundimit, ato do të nxitin ndjeshëm përshpejtimin e zhvillimit ekonomik-shoqëror vendor.

"Në procesin e zhvillimit të projekteve përkatëse, Kina është fokusuar gjithmonë në zhvillimin e bashkëpunimin dhe në përmirësimin e mirëqenies së popujve të vendeve përkatëse, dhe gjithmonë ka respektuar nevojat e zhvillimit dhe pavarësinë e këtyre vendeve. Asnjëherë nuk do të nxitim agjenda politike në emër të bashkëpunimit ekonomik, as nuk do t'i japim përparësi vetes apo nuk do t'i detyrojmë vendet e tjera të zgjedhin anë," theksoi zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kinës Zhao Lijian. (Çang Çuo)