Foto: VCG

Foto: VCG

Numri i punonjësve shëndetësorë në Kinë u rrit me një normë mesatare vjetore prej 5 për qind midis viteve 2016 dhe 2020, për të arritur në afro 14 milionë në fund të vitit të kaluar, njoftoi Komisioni Kombëtar i Shëndetësisë, citon “China Daily”.

Në fund të vitit 2021 kishte rreth 4.3 milionë mjekë dhe rreth 5 milionë infermierë të regjistruar. Raporti mjek-infermier është rritur nga 1:1.07 në 1:1.15, deklaroi Xu Shuqiang, kreu i Departamentit të Kujdesit Shëndetësor të Komisionit Kombëtar të Reformave të Shëndetit.

Sipas tij, është rritur gjithashtu kompetenca profesionale ndër punonjësit mjekësorë, me 42.1 për qind të arsimuar në nivel kolegji, nga 30.6 për qind në vitin 2010.

Në pesë vitet e ardhshme, Xu tha se do të bëhen përpjekje më të mëdha për edukimin dhe trajnimin e mjekëve të përgjithshëm në nivelin bazë, si dhe të profesionistëve mjekësorë të specializuar në mjekësinë e kujdesit kritik dhe shëndetin publik.

Ai shtoi se do të zbatohen politika më të favorshme për të rritur tërheqjen e mjekëve në zonat më pak të zhvilluara dhe të largëta. (Irma)