Foto: VCG

Foto: VCG

“China Broadnet”, transportuesi i ri i telekomunikacionit të vendit, së fundi ka vënë në dispozicion për provë shërbimet e tij komerciale 5G në nëntë rajone të nivelit provincial, bën të ditur “Xinhua”.

Shërbimet 5G ishin vënë në dispozicion më parë për 20 rajone të nivelit provincial, duke arritur tashmë në 29 ku ofrohen shërbimet 5G të “China Broadnet”, njoftoi operatori.

“China Broadnet”, operatori i katërt i telekomunikacionit në vend pas “China Mobile”, “China Unicom” dhe “China Telecom”, lançoi zyrtarisht shërbimet 5G më 27 qershor. (Irma)