Foto:VCG

Foto:VCG

Sektori i transportit i Kinës raportoi një rritje të qëndrueshme në investimet e aktiveve fikse në gjysmën e parë të vitit, treguan të dhënat nga Ministria e Transportit, citon “Xinhua”.

Investimi i aseteve fikse në këtë sektor tejkaloi 1.6 trilionë juanë (rreth 237.35 miliardë dollarë amerikanë) gjatë kësaj periudhe, me një rritje prej 6.7 për qind nga viti në vit, njoftoi ministria në një konferencë shtypi.

Shumica e fondeve shkuan për ndërtimin e infrastrukturës rrugore dhe ujore, me investimet në ndërtimin e rrugëve që u rritën me 9.7 për qind nga një vit më parë, duke tejkaluar 1.27 trilionë juanë. (Irma)