Foto:VCG

Foto:VCG

Banka për Zhvillim e Kinës, një institucion financiar zhvillimi, emetoi 12 miliardë juanë (rreth 1.78 miliardë dollarë amerikanë) bono për mbrojtjen dhe restaurimin e sistemit ekologjik në pellgun e lumit Yangtze, citon “Xinhua”.

Fondet e mbledhura do të përdoren për të mbështetur projekte të gjelbra si trajtimi i ndotjes së ujit, përmirësimi i mjedisit bujqësor dhe rural, si dhe ruajtja e burimeve ujore.

Vlerësohet se këto projekte mund të ndihmojnë në uljen e emetimeve të dyoksidit të karbonit me rreth 394.000 tonë dhe uljen e konsumit standard të qymyrit me 168.800 tonë në vit.

Me maturim trevjeçar dhe me interes 2.15 për qind, bonot u emetuan në tregun ndërbankar të obligacioneve. Deri më tani, huadhënësi ka nxjerrë 144 miliardë juanë bono të tilla. (Irma)