Foto:VCG

Foto:VCG

Presidenti kinez Xi Jinping, gjithashtu sekretar i përgjithshëm i Komitetit Qendror të Partisë Komuniste të Kinës dhe kryetar i Komisionit Qendror Ushtarak, bëri thirrje për “ngritjen e gjithanshme të nivelit” të forcave të armatosura kineze, në mënyrë që të kultivohet një personel ushtarak kompetent, çka përbën një hap kyç për realizimin e objektivit të vendit për të “ndërtuar një ushtri të fortë në epokën e re”.

Duke folur në një sesion studimi në grup, në prag të 95-vjetorit të themelimit të Ushtrisë Çlirimtare Popullore, Xi vuri në dukje që ndryshimet duhet të kryhen duke përmirësuar aftësitë, strukturën, trajnimin dhe menaxhimin e personelit.

Komiteti Qendror i PKK-së dhe Komisioni Qendror Ushtarak e kanë bërë kultivimin e talenteve përparësi në përpjekjet e forcimit ushtarak të Kinës që nga Kongresi i 18-të Kombëtar i PKK-së, i mbajtur në fund të vitit 2012, veçanërisht në fusha si disiplina politike, struktura e grupit të talenteve, reforma në burimet dhe integrimi i talenteve nga fusha të ndryshme. (Çang Çuo)