Kohët e fundit, shumë banorë të Rajonit Autonom të Xinjiang-Ujgurit të Kinës i kanë dërguar e-maile Komisionares së Lartë për të Drejtat e Njeriut të OKB-së, Michelle Bachelet, ku paraqesin realitetin e rajonit të tyre dhe shprehin zemëratën për përbaltjen nga forcat antikineze.

Xinjiang(Foto:VCG)

Xinjiang(Foto:VCG)

Shumë nga të prekurit prej sulmeve terroriste treguan përvojat e tyre personale. “Terroristët i morën jetën babait tim dhe prishën lumturinë e familjes sime. I urrej me gjithë shpirt dhe ata duhet të dënohen sipas ligjit. Terroristët, për të arritur qëllimet e tyre djallëzore, vranë banorë të pafajshëm si babai im. Ata nuk kanë vijë fundore dhe as natyrë njerëzore. Nëse tani përsëri ka njerëz të tillë që përpiqen të sabotojnë jetën e qetë të të tjerëve, do të dal si babai im për të luftuar deri në fund të jetës sime,” shkroi Ajiguli Turhon, vajza e një viktime që humbi jetën në sulmin terrorist të ndodhur më 18 shtator të vitit 2015 në distriktin Baicheng të qytetit Aksu të Xinjiang-ut, që shkaktoi 16 të vdekur dhe 18 të plagosur.

Ndërkohë, shumë kursantë të qendrave të trajnimit profesional e njohën nëpërmjet e-maileve të tyre znj. Bachelet me studimin në këto qendra dhe jetën e atyshme. “Kishim kushte të mira trajnimi e jetese, dhe ushqimi e strehimi janë falas. Pas mbarimit të kursit, falë mësimit të kompjuterit aty, nisa të punoj në një kompani që merret me shitjen në internet të frutave të Turpanit. Kompania jonë ka punësuar 25 bujq e blegtorë vendorë. Qendra e trajnimit është një shkollë, ku nuk ekziston e ashtuquajtura ‘punë e detyruar’”, shkruan Ajbedula Lamuer, ish-kursant në një qendër trajnimi.

Edhe shumë besimtarë folën për jetën e tyre fetare. “Në Xinjiang zbatohet plotësisht politika e lirisë fetare dhe garantohen sipas ligjit aktivitetet e nevojat fetare të besimtarëve. Të gjitha veprimtaritë e ligjshme që besimtarët zhvillojnë në objektet fetare ose në shtëpitë e tyre sipas riteve fetare, si falja, Ramazani, kremtimi i festave të ndryshme fetare, kryhen nga organizatat fetare ose besimtarët vetë. Ato mbrohen sipas ligjit dhe asnjë organizatë a individ nuk mund të ndërhyjë. I ashtuquajturi ‘frenim i lirisë fetare në Xinjiang’ është plotësisht shpifje,” shkroi Abdureqip Tomurniyaz, kryetar i Shoqatës Islamike të Xinjiang-ut dhe i Institutit Islamik të Xinjiang-ut.

Xinjiang(Foto:VCG)

Xinjiang(Foto:VCG)

Shumë ekspertë, studiues dhe përfaqësues publikë në Xinjiang i kanë paraqitur kreut për të drejtat e njeriut të OKB-së përpjekjet e këtij rajoni autonom për dokumentimin dhe mbrojtjen e kulturave tradicionale të kombësive. Zv.rektorja e Universitetit të Xinjiang-ut Zulhayat Ismayil vuri në dukje në e-mailin e saj se kulturat e pakicave kombëtare janë të mbrojtura mirë dhe gjuhët e këtyre pakicave përdoren gjerësisht në fusha të tilla si sistemi gjyqësor, administrata, arsimi, shtypi dhe botimet, radio dhe televizioni, interneti dhe çështjet publike.

Përveç e-maileve nga banorët e Xinjiang-ut, më shumë se 900 institucione e organizata nga të gjitha shtresat e shoqërisë nënshkruan dhe publikuan një letër të hapur për kreun e OKB-së për të drejtat e njeriut, ku i kërkuan të nxirrte një përfundim bazuar mbi faktet dhe t'ia paraqiste ato që pa e dëgjoi në rajonin e Xinjiang-ut bashkësisë ndërkombëtare në një mënyrë objektive dhe të drejtë.

Xinjiang(Foto:VCG)

Xinjiang(Foto:VCG)

Në maj, znj. Bachelet bëri një vizitë në rajonin e Xinjiang-ut të Kinës dhe tha në një deklaratë në fund të vizitës se ekipi i saj pati ndërveprime të gjera me njerëz nga sektorë të ndryshëm të rajonit.