Qyteti veriperëndimor kinez i Dunhuang është më shumë se 2000 km larg Pekinit, por falë teknologjisë digjitale, trashëgimia e tij e njohur tradicionale mund të shijohet lirisht nga banorët e kryeqytetit. Në Dunghuang gjendet Mogao Grottoes (Shpellat Mogao), një vend i Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s, elementë të të cilit janë shfaqur në një ekspozitë të vazhdueshme në Bazën Kombëtare për Tregtinë Kulturore Ndërkombëtare në Pekin. Murale, shpella, skulptura dhe objekte të tjera të shkëlqyera të trashëgimisë kulturore janë riprodhuar, ndërsa ato shpella që tani janë mbyllur janë riprodhuar në formë digjitale. Zona e ekspozitës, që mbulon rreth 1,600 metra katrorë, paraqet rezultatet e kërkimit mbi gati 50 grupe reliktesh kulturore nga akademia Dunhuang. Shpella numër 3 në Dunhuang është një shembull tipik i afreskeve të lashta, por është duke u përkeqësuar vazhdimisht. "Ka flluska të vogla në mur dhe këto flluska do të bëjnë që shtresa e pigmentit të bjerë. Disa ekspertë kanë arritur në përfundimin se nuk do të kalojë shumë kohë që ky afresk të zhduket", - tha Tang Li, përgjegjëse për ekspozitën. Edhe pse shpella e vërtetë në Dunhuang nuk është më e hapur për publikun, shpella e restauruar digjitale mund të ruhet përgjithmonë në hapësirën digjitale. E hapur në korrik, ekspozita do të zgjasë për tre vjet. Është hera e parë që akademia Dunhuang ka mbajtur një ekspozitë kaq të gjatë në Pekin. Nëpërmjet teknologjisë së skanimit digjital, ndërtesat, skulpturat e ngjyrosura dhe muralet e Mogao Grottoes skanohen, ruhen dhe transformohen në një format digjital.

"Teknologjia e skanimit dhe printimit 3D rikthen hijeshinë e skulpturave të pikturuara, ndërsa rindërtimi 3D dhe restaurimi artistik përsërisin formën e skulpturave në të njëjtat përmasa",- tha një lektor i ekspozitës.

VCG

VCG

Ideja e digjitalizimit të kulturës Dunhuang u parashtrua për herë të parë në fund të viteve 1980. Dekadat pasuese kanë parë shumë zhvillim dhe arritje të shumta në ruajtjen digjitale.

Deri në fund të vitit 2021, "projekti digjital Dunhuang" kishte përfunduar koleksionin digjital të 268 shpellave, përpunimin e imazhit të 164 shpellave dhe rindërtimin 3D të 45 skulpturave, 146 shpellave dhe shtatë vendeve të mëdha të relikteve. Është krijuar një ekip profesional dhe teknik prej më shumë se 100 personash.

VCG

VCG

Akademia Dunhuang ka krijuar një sërë teknikash digjitale, të përshtatshme për murale që nuk mund të zhvendosen. Në këtë proces, ajo jo vetëm që ka aplikuar teknologji të ndryshme për mbrojtjen digjitale të shpellave në Dunhuang, por ka vendosur gjithashtu standarde për digjitalizimin e relikteve të paluajtshme kulturore.

Mbrojtja dhe ringjallja e kulturës antike të Dunhuang-ut nuk është një rast i izoluar në Kinë. Shpellat Yungang në Shanxi gjithashtu kanë "arkiva digjitale" 3D, të cilat lejojnë që reliktet e çmuara kulturore dhe arkivat historike të ruhen përgjithmonë.

VCG

VCG

Projekte të tilla kanë ofruar një mjet për të ruajtur trashëgiminë e shkëlqyer kulturore të Kinës për brezat e ardhshëm, duke e bërë atë më gjerësisht të disponueshme, si brenda edhe jashtë vendit.

Zhao Shengliang, sekretari i partisë në institutin Dunhuang, tha: "Shpresojmë që Dunhuang digjital jo vetëm që do të lejojë që më shumë audiencë të përjetojë sharmin artistik të Dunhuang, të vlerësojë arritjet e jashtëzakonshme të kulturës tradicionale kineze, të rrisë vlerësimin artistik dhe vetëbesimin kulturor, por gjithashtu promovojë shkëmbimet midis kulturave përgjatë Nismës “ Një Brez, një Rrugë” në kushte të reja historike".

VCG

VCG

VCG

VCG