Foto: Zëdhënësi i Ministrisë së Mbrojtjes Kombëtare të Kinës Wu Qian në një konferencë të rregullt për shtypin, 28 korrik 2022. / Ministria kineze e Mbrojtjes Kombëtare

Foto: Zëdhënësi i Ministrisë së Mbrojtjes Kombëtare të Kinës Wu Qian në një konferencë të rregullt për shtypin, 28 korrik 2022. / Ministria kineze e Mbrojtjes Kombëtare

Ushtria Çlirimtare Popullore (PLA) e Kinës nuk do të tolerojë kurrë veprimet separatiste të "pavarësisë së Tajvanit" e ndërhyrjen e huaj dhe do të marrë kundërmasa të vendosura, tha të enjten zëdhënësi i Ministrisë së Mbrojtjes Kombëtare Wu Qian në një konferencë të rregullt shtypi.

"Veprimet janë përgjigjja më e mirë," shtoi ai.

Wu i bëri këto komente duke iu përgjigjur një pyetjeje mbi veprimet ushtarake lidhur me Tajvanin.

"Palët përkatëse duhet të mësojnë të përshtaten, të reflektojnë dhe, më e rëndësishmja, të shmangin ecjen më tej në rrugën e gabuar," tha Wu, duke theksuar se bashkëpunimi i separatistëve të "pavarësisë së Tajvanit" dhe forcave të huaja është shkaku kryesor i tensioneve në ngushticën e Tajvanit.

Ai vuri në dukje se çështja e Tajvanit është tërësisht punë e brendshme e Kinës e në të nuk lejohet asnjë ndërhyrje e jashtme.