Foto: Treni i parë i mallrave i sistemit të transportit të integruar rrugor-hekurudhor Kinë-Kirgizistan-Uzbekistan u nis të enjten në Rajonin Autonom të Xinjiang-Ujgurit të Kinës. / CMG

Foto: Treni i parë i mallrave i sistemit të transportit të integruar rrugor-hekurudhor Kinë-Kirgizistan-Uzbekistan u nis të enjten në Rajonin Autonom të Xinjiang-Ujgurit të Kinës. / CMG

Treni i parë i sistemit të transportit të integruar rrugor-hekurudhor Kinë-Kirgizistan-Uzbekistan u nis nga Porti Ndërkombëtar Tokësor i Urumqit në Rajonin Autonom të Xinjiang-Ujgurit të Kinës të enjten.

Ngarkesa e trenit – 204 tonë pëlhurë dhe fije pambuku – do të shkarkohet në Stacionin e Trenit të Kashgarit dhe më pas do të dërgohet me rrugë tokësore për në kufirin e Kirgizistanit, në pikën e kalimit kufitar Irkeshtam, për të shkuar më pas në Tashkent të Uzbekistanit.

Treni i mallrave, që përdor metodën e transportit rrugor-hekurudhor, shënon një përparim në sistemin e transportit të integruar ndërmjet Kinës dhe vendeve të Evropës e të Azisë Qendrore.

Metoda me procese të thjeshtuara të ruajtjes, pagesave e sigurimit ka përmirësuar në një masë të madhe efikasitetin e transportit dhe do të kontribuojë në lehtësimin e tregtisë ndërmjet Kinës dhe Azisë Qendrore, raportoi CMG-ja.