VCG

VCG

Shtabi i Përgjithshëm për Kontrollin e Përmbytjeve dhe Ndihmën ndaj Thatësirës në Kinë aktivizoi një reagim emergjent të Nivelit IV për kontrollin e përmbytjeve, pasi shirat e fortë parashikohen të godasin disa zona të vendit. Reshjet e dendura priten të godasin disa pjesë të Kinës jugperëndimore, veriperëndimore, lindore, veriore dhe verilindore në tre ditët e ardhshme, sipas departamentit meteorologjik të vendit, përcjell “Xinhua”.

Administrata u kërkoi autoriteteve vendore të bëjnë përgatitjet për parandalimin e përmbytjeve.

Kina ka një sistem reagimi emergjent me katër nivele të kontrollit të përmbytjeve, ku Niveli I është më i rëndi. (Irma)

VCG

VCG