Në "Raportin e trafikimit njerëzor 2022", të publikuar ditët e fundit nga Departamenti amerikan i Shtetit, zbukurohet gjendja në ShBA, duke vazhduar fabrikimin e gënjeshtrave mbi "punën e detyruar" në Xinjiang të Kinës.

Në fakt, në historinë mbi 200-vjeçare të ShBA-së, gjendet kudo puna e detyruar plot lot e gjak, komentoi Grupi Mediatik i Kinës (CMG) në një artikull të tij.

Sipas të dhënave statistikore, gjatë periudhës nga viti 1514 deri më 1866, në të paktën 36 mijë "ekspedita të trafikut të skllevërve" në ShBA u shitën afro një milion skllevër afrikanë për punë të detyruar. Sistemi i skllavërisë është mëkati fillestar i ShBA-së dhe historia e saj e errët dhe e pashlyeshme, thuhet në artikullin e CMG-së.

Sot puna e detyruar gjendet ende në çdo kënd të ShBA-së. Sipas Departamentit amerikan të Shtetit, afro 100 mijë veta në vit janë trafikuar nga vende të tjera në ShBA për punë të detyruar. Edhe në burgjet private amerikane, mbi 100 mijë të burgosur merren me punë të detyruar shumë të lodhshme dhe me pagesë shumë të ulët. Në këtë vend është serioze edhe dukuria e punësimit të fëmijëve dhe sot afro 500 mijë fëmijë merren me punë bujqësore.

ShBA-ja nuk e ka miratuar ende Konventën e Punës së Detyruar të vitit 1930, Konventën e të Drejtave të Fëmijëve, si dhe Konventën e Zhdukjes së të Gjitha Formave të Diskriminimit ndaj Grave.