VCG

VCG

Kina është e aftë dhe e sigurt për të realizuar objektivin për të arritur kulmin e karbonit përpara vitit 2030, deklaroi Zhang Jianhua, kreu i Administratës Kombëtare të Energjisë, citon “Xinhua”.

Sipas tij, pavarësisht tensioneve globale të energjisë dhe rihapjes së termocentraleve me qymyr në disa vende evropiane, zhvillimi i Kinës i energjisë jofosile ka vazhduar pa u ndalur.

Zhang tha se vitin e kaluar, pjesa e energjisë jofosile në konsumin total të energjisë së Kinës u rrit nga 15.9% në 16.6%, duke shtuar se shifra pritet të rritet me një normë mesatare prej një pikë përqindjeje në vit nga tani deri në vitin 2030.

Të dhënat zyrtare treguan se kapaciteti i instaluar i burimeve të rinovueshme në vend u rrit me rreth 130 milionë kilovat vitin e kaluar. Si pjesë e planit për të përshpejtuar një tranzicion me karbon të ulët të sektorit të energjisë, Kina po shton përpjekjet për të promovuar përdorimin e pastër dhe efikas të qymyrit dhe për të përmirësuar ngrohjen me energji të pastër, sipas Zhang.

VCG

VCG

Zyrtari theksoi gjithashtu përparimin e arritur nga Kina në ndërtimin e objekteve të karikimit për automjetet me energji të re, duke thënë se ajo ka vendosur rrjetin më të madh në botë të objekteve të karikimit, me një total prej 3.92 milionë shtyllash karikimi të ndërtuara që nga qershori i këtij viti.

Zhang bëri të ditur se deri në vitin 2025, Kina do të jetë në gjendje të plotësojë kërkesën për karikim të mbi 20 milionë automjeteve elektrike. (Irma)