VCG

VCG

Kina ka marrë një sërë masash për të siguruar furnizimin e duhur me energji elektrike në mes të kërkesës në rritje për energji elektrike gjatë verës, deklaroi He Yang, zyrtar i Administratës Kombëtare të Energjisë, në një konferencë për shtyp, citon “Xinhua”.

Sipas tij, që nga korriku, kërkesa për energji është rritur me shpejtësi për shkak të temperaturave të larta që kanë goditur shumë rajone të vendit. Ai theksoi se Administrata ka forcuar vazhdimisht monitorimin e furnizimit dhe kërkesës me energji elektrike në çdo krahinë, për t’iu përgjigjur në kohën e duhur kur shfaqen probleme.

He tha se Kina ka përshpejtuar gjithashtu ndërtimin e projekteve të mëdha të infrastrukturës energjetike, të cilat kanë rritur efektivisht kapacitetin e furnizimit me energji të vendit.

Sipas të dhënave zyrtare, inventarët e qymyrit në termocentralet kanë vazhduar të zgjerohen mes përpjekjeve të vendit për të rritur prodhimin e qymyrit, duke ofruar mbështetje të fortë për furnizimin me energji elektrike të vendit. Po ashtu, prodhimi i energjisë në vend u rrit 0.7 për qind nga viti në vit për të arritur në 3.96 trilionë kilovat-orë në gjashtë muajt e parë të vitit. (Irma)