Një zyrtar i lartë i Partisë Komuniste të Kinës bëri thirrje për studimin e plotë të vërejtjeve të rëndësishme të bëra nga presidenti Xi Jinping, njëherësh dhe sekretar i përgjithshëm i Komitetit Qendror të PKK-së, në një simpozium të zyrtarëve në rang province dhe ministrie, të zhvilluar në Pekin, në përgatitje për Kongresin e 20-të Kombëtar të Partisë, citon “Xinhua”.

Huang Kunming, anëtar i Byrosë Politike të Komitetit Qendror të PKK-së dhe kreu i Departamentit të Publicitetit të Komitetit Qendror të PKK-së, deklaroi se vërejtjet e presidentit Xi i përgjigjen një sërë pyetjesh teorike dhe praktike në lidhje me zhvillimin e partisë dhe kauzës së vendit.

Studimi, publiciteti dhe zbatimi i vërejtjeve të rëndësishme të presidentit Xi duhet të konsiderohet si një detyrë e madhe politike, vuri në dukje Huang, duke kërkuar veprime konkrete në kryerjen e punës publicitare në përgatitje për Kongresin e 20-të Kombëtar të Partisë. (Irma)