Foto:VCG

Foto:VCG

Komiteti Qendror i Partisë Komuniste të Kinës (PKK) zhvilloi një simpozium me personalitetet jo anëtarë të PKK-së, për të marrë opinione dhe sugjerime mbi gjendjen e tanishme ekonomike dhe punët ekonomike në gjysmën e dytë të këtij viti.

Sekretari i përgjithshëm i PKK-së Xi Jinping e drejtoi këtë simpozium, duke mbajtur fjalimin e rastit.

Ndër të tjera, Xi theksoi që, sipas analizës së përgjithshme të gjendjes, zhvillimi i Kinës ndodhet përpara kushteve të shumta pozitive strategjike. Ekonomia kineze ka elasticitet të fortë, potencial të madh, gjallëri të fuqishme dhe një bazë pozitive për zhvillimin afatgjatë.

“Nëse zbatohen mirë vendimet dhe planet e Komitetit Qendror të PKK-së, identifikohen ndryshimet në mënyrë të saktë, përballohen ndryshime në mënyrë shkencore dhe bëhen ndryshimet në mënyrë aktive, do të kapim me siguri mundësinë historike dhe do të ndodhemi në një pozicion të mirë zhvillimi,” vuri në dukje Xi.