Foto:VCG

Foto:VCG

Të enjten, Byroja Politike e Komitetit Qendror të Partisë Komuniste të Kinës (PKK) zhvilloi një mbledhje për të studiuar dhe analizuar gjendjen e tanishme ekonomike dhe për të hartuar planet për punët përkatëse në gjysmën e 2-të të vitit 2022.

Në mbledhjen e drejtuar nga sekretari i përgjithshëm i PKK-së Xi Jinping u theksua që, qysh nga fillimi i këtij viti, Kina ka bashkërenduar efektivisht parandalimin dhe kontrollin e COVID-19 me zhvillimin ekonomik.

Për të siguruar një punë të shëndetshme ekonomike në gjysmën e 2-të të vitit 2022, në mbledhje u vu në dukje rëndësia e ruajtjes së parimit themelor të synimit të përparimit duke siguruar qëndrueshmërinë, së bashku me zbatimin e plotë, të saktë e të gjithanshëm të filozofisë së zhvillimit të ri dhe me përshpejtimin e përpjekjeve për të krijuar një model të ri zhvillimi e për të nxitur zhvillimin me cilësi të lartë në Kinë.