Foto:VCG

Foto:VCG

Qeveria e Rajonit të Posaçëm Administrativ të Hong-Kongut (HKSAR) shprehu të mërkurën kundërshtimin e fortë dhe shqetësimin për sugjerimet e bëra nga Komiteti i të Drejtave të Njeriut i Kombeve të Bashkuara lidhur me gjendjen e të drejtave të njeriut në Hong-Kong.

Në një deklaratë, qeveria e HKSAR-it vuri në dukje se i kundërshton me forcë ato që i quajti kritika të padrejta dhe të paargumentuara nga Komiteti, sipas të cilit ligji i sigurisë kombëtare i Hong-Kongut duhet shfuqizuar.

Qeveria e HKSAR-it theksoi se, sipas ligjit të sigurisë kombëtare, i cili nisi të zbatohet në vitin 2020, në ruajtjen e sigurisë kombëtare të drejtat e njeriut mbrohen dhe respektohen.

“Neni 4 i Ligjit për Sigurinë Kombëtare parashikon se të drejtat e njeriut do të respektohen dhe mbrohen gjatë ruajtjes së sigurisë kombëtare në HKSAR, ndërsa neni 5 i ligjit rithekson respektimin e parimit të sundimit të ligjit gjatë zbatimit të ligjit kundër veprave që rrezikojnë sigurinë kombëtare,”vuri në dukje një zëdhënës i qeverisë së HKSAR-it.

Ai hodhi poshtë gjithashtu pretendimet se ligji i sigurisë kombëtare minon pavarësinë e gjyqësorit.