Foto: Një fermer mbledh rrush në një vresht në prefekturën autonome të kombësise kirgize Kizilsu të Rajonit Autonom të Xinjiang-Ujgurit në Kinën Veriperëndimore, 13 tetor 2019. /CFP

Foto: Një fermer mbledh rrush në një vresht në prefekturën autonome të kombësise kirgize Kizilsu të Rajonit Autonom të Xinjiang-Ujgurit në Kinën Veriperëndimore, 13 tetor 2019. /CFP

Njerëz të kombësive dhe profesioneve të ndryshme në Rajonin Autonom të Xinjiang-Ujgurit të Kinës Veriperëndimore i kanë bërë thirrje shefes së OKB-së për të drejtat e njeriut që të japë një pamje të drejtë dhe objektive të gjendjes së të drejtave të njeriut në rajon, duke i dërguar asaj e-maile për të treguar përvojat e tyre vetjake.

Në shumë letra drejtuar Komisionares së Lartë të OKB-së për të Drejtat e Njeriut, Michelle Bachelet, banorët e Xinjiang-ut i treguan asaj çfarë kishin vuajtur në ngjarjet terroriste, çfarë kishin mësuar në ish-qendrat e arsimit e trajnimit, si edhe për përpjekjet e rajonit për garantimin e lirisë fetare dhe mbrojtjen e kulturës së kombësive.

Alimjan Mattohti, një dëshmitar i trazirave të 5 korrikut në Urumqi, kryeqendra e rajonit, shkroi: "Ndërsa ecja për në parkun 'Yan'an', pashë disa makina të djegura dhe shumë [njerëz] duke u ndjekur dhe rrahur nga krijuesit e trazirave. Bëra sa munda për të shpëtuar sa më shumë jetë, pa marrë parasysh sigurinë time. Dhe shpëtova 28 të plagosur rëndë."

Ndërsa Zaynur Namatqari, një e diplomuar nga qendra e arsimit dhe e trajnimit në kontenë Shufu të prefekturës Kashgar, tha: "Ndërsa studionim në qendrën e arsimit dhe të trajnimit, të gjitha të drejtat e studenteve femra mbroheshin plotësisht. Mësuesit ishin shumë të sjellshëm me ne. Si një e diplomuar, dua ta bëj të qartë se asnjë studente femër nuk është abuzuar seksualisht në qendër. Akuzat se [qendrat] e edukimit dhe trajnimit janë 'kampe përqendrimi', se 'studentet femra abuzohen seksualisht' dhe 'studentët meshkuj torturohen', janë të gjitha të sajuara nga BBC-ja".

Ndërsa Abdureqip Tomurniyaz, kryetar i Shoqatës Islamike të Xinjiang-ut dhe drejtor i Institutit Islamik të Xinjiang-ut, tha në e-mailin e tij: "Xinjiang-u zbaton plotësisht politikën e lirisë së besimit fetar, mbron veprimtaritë normale fetare dhe përmbush kërkesat e arsyeshme fetare të besimtarëve".

Nga ana e saj, Zulhayat Ismayil, zëvendësrektore e Universitetit të Xinjiang-ut, shkroi në një e-mail se kulturat e shkëlqyera tradicionale të pakicave kombëtare janë të mbrojtura mirë. Arti ujgur i mukamit, epika kirgize "Manas" dhe meshrepi ujgur janë regjistruar në "Listën përfaqësuese të trashëgimisë kulturore jomateriale të njerëzimit".

Në fund të majit të këtij viti, Komisionarja e Lartë e OKB-së për të Drejtat e Njeriut Michelle Bachelet vizitoi Xinjiang-un në krye të një delegacioni.