VCG

VCG

Qeveria e Rajonit të Posaçëm Administrativ të Hong Kongut (HKSAR) njoftoi të martën zgjatjen e masave ekzistuese të distancimit social në përputhje me rregulloret e urgjencës së shëndetit publik.

Masat, në fuqi nga 28 korriku deri më 10 gusht, lejojnë që të gjitha ambientet e hotelerisë dhe ambientet e planifikuara të vazhdojnë të funksionojnë duke iu nënshtruar respektimit të rreptë të kërkesave, citon “Xinhua” njoftimin zyrtar për shtyp.

Mbeten gjithashtu në fuqi mbajtja e maskave për qytetarët në mjete transporti dhe vende publike të specifikuara, si dhe ndalimi i grumbullimeve në vende publike.

VCG

VCG

Qeveria e HKSAR do të vazhdojë të monitorojë trendin e epidemisë dhe do të marrë në konsideratë me maturi masat e distancimit social për fazën pasuese, me synimin për të frenuar në mënyrë efektive transmetimin e virusit pa ndikuar në funksionimin e shoqërisë për aq sa është e mundur.

Një zëdhënës i qeverisë u bëri thirrje të gjithë qytetarëve që të qëndrojnë vigjilentë duke respektuar rreptësisht masat e distancimit social dhe duke siguruar që të moshuarit dhe fëmijët të marrin vaksinat kundër Covid 19 sa më shpejt që të jetë e mundur. (Elona)