VCG

VCG

Administrata e Aviacionit Civil të Kinës (CAAC) i dha certifikatën helikopterit Z15, modeli i parë i helikopterit me madhësi mesatare të vendit për përdorim civil. Lëvizja e fundit shënoi përfundimin e suksesshëm të zhvillimit të Z15, duke hapur rrugën për hyrjen e helikopterit në treg, sipas Korporatës së Industrisë së Aviacionit të Kinës (AVIC). Z15, i njohur gjithashtu si AC352, u zhvillua nga “AVIC Harbin Aircraft Industry Group Co., Ltd”, nën një program bashkëpunimi midis AVIC dhe helikopterëve “Airbus”.

VCG

VCG

Ai mund të transportojë deri në 16 pasagjerë me një peshë maksimale 7.5 tonë në ngritje dhe një distancë maksimale prej 850 km, bën të ditur “Xinhua”.

Z15 është helikopteri i parë civil i Kinës i zhvilluar, testuar dhe verifikuar sipas kërkesave të rregullores së rishikuar rishtazi të vlefshmërisë ajrore të kategorisë së transportit Rotocraft.

“Bazuar në zhvillimin inovativ të industrisë së helikopterëve civilë të Kinës, projekti Z15 nxjerr në pah inovacionin e pavarur dhe bashkëpunimin ndërkombëtar të nivelit të lartë, si dhe integrimin e thellë me industrinë globale të aviacionit”, -tha Yin Shijun, inxhinieri kryesor i CAAC, në Harbin, të provincës Heilongjiang. (Elona)

VCG

VCG