Fitimet industriale të Kinës u rritën me 1 për qind në gjysmën e parëtë vitit./CFP

Fitimet industriale të Kinës u rritën me 1 për qind në gjysmën e parëtë vitit./CFP

Fitimet e firmave të mëdha industriale të Kinës u rritën me 1 për qind nga viti në vit në gjysmën e parë 2022, treguan të mërkurën të dhënat zyrtare, cituar nga “Xinhua”. Firmat industriale, secila me të ardhura vjetore kryesore të biznesit prej të paktën 20 milionë juanë (rreth 2.95 milionë dollarë amerikanë) regjistruan fitime të kombinuara të mbi 4.27 trilionë juanë në këtë periudhë, sipas Zyrës Kombëtare të Statistikave.

Të ardhurat e kombinuara të këtyre firmave u rritën 9.1 për qind nga një vit më parë në 65.41 trilionë juanë dhe 16 nga 41 industri panë rritje të fitimeve në periudhë.

Vetëm në qershor, fitimet e kompanive të mëdha industriale u rritën me 0.8 për qind nga viti në vit, duke përmbysur rëniet në prill dhe maj, treguan të dhënat.

Zhu Hong, statisticien i lartë në Zyrën e Statistikave, ia atribuoi rimëkëmbjen koordinimit efektiv të kontrollit të epidemisë dhe zhvillimit ekonomik dhe social, si dhe zbatimit të plotë të një sërë politikash dhe masash për të stabilizuar ekonominë. (Elona)