Pasi ka hedhur një themel të fortë industrial, distrikti Nansha në Guangzhou, në provincën Guangdong të Kinës jugore, po fokusohet në zhvillimin me cilësi të lartë për t'u bërë një lider rajonal në prodhimin modern dhe zhvillimin e sektorëve strategjikë.

Distrikti Nansha, qytet Guangzhou(Foto:VCG)

Distrikti Nansha, qytet Guangzhou(Foto:VCG)

Sipas planit të fundit pesëvjeçar të distriktit për zhvillimin e industrisë, vlera e shtuar industriale e sektorëve strategjikë në zhvillim parashikohet të rritet mesatarisht 14 për qind në vit. Deri në fund të vitit 2025, parashikohet të arrijë në 121 miliardë juanë (17.9 miliardë dollarë), që përbën 40 për qind të PBB-së së distriktit.

Vlera vjetore e prodhimit industrial të automjeteve inteligjentë pritet të jetë afërsisht 300 miliardë juanë dhe synohet të jetë një nga aktorët kryesorë vendës në këtë drejtim.

Sektorët e teknologjisë së informacionit të gjeneratës së re, inteligjencës artificiale dhe kujdesit shëndetësor synohet të rriten në rreth 100 miliardë juanë secili.

Tre industri të tjera të rëndësishme strategjike në zhvillim përfshijnë energjinë e re, pajisjet e nivelit të lartë dhe shërbimet në zhvillim. Sipas planit, dy të parët pritet të gjenerojnë një vlerë vjetore të prodhimit industrial prej gati 50 miliardë juanë secili deri në vitin 2025, ndërsa e fundit pritet të kalojë 20 miliardë juanë.

Autoritetet lokale kanë planifikuar gjithashtu për teknologjitë më të avancuara, të tilla si “blockchain”, shkenca dhe teknologjia kuantike si dhe nanoteknologjia. Sipas planit, distrikti do të bëjë përparime në teknologji dhe aplikime në fushat e hidratit të gazit natyror, inteligjencës humanoide, informacionit kuantik, nanoteknologjisë dhe materialeve të reja.

Distrikti dëshmoi një rritje të fortë ekonomike gjatë viteve 2016-2020, me disa indekse kryesore që shënuan rritje dyshifrore, treguan statistikat zyrtare. Sipas të dhënave zyrtare, vlera e prodhimit industrial arriti afërsisht 350 miliardë juanë në vitin 2021, me një rritje prej 11.1 për qind nga viti në vit.

Nga të gjitha industritë, prodhuesit e makinave gjeneruan më shumë se 150 miliardë juanë në prodhim. Sektori industrial i makinave me energji të re, i udhëhequr nga “GAC Toyota”, një sipërmarrje e përbashkët mes “Guangzhou Automobile Group” dhe “Toyota, si dhe dy kompanitë kineze “Hycan” dhe “WM Motor”, po rritet me shpejtësi.

Industria në zhvillim ka marrë formë në Nansha. Janë rreth 620 kompani të angazhuara në inteligjencën artificiale dhe bioteknologji. “CloudWalk Technology”, me bazë në Nansha, është një nga furnizuesit më të mëdhenj të inteligjencës artificiale në industrinë financiare në Kinë. Ai u rendit në bordin e inovacionit të teknologjisë shkencore të Bursës së Shangait në maj, i pari në kategorinë e IA në Kinë.

Distrikti Nansha, qytet Guangzhou(Foto:VCG)

Distrikti Nansha, qytet Guangzhou(Foto:VCG)

Industria e hapësirës ajrore po sheh gjithashtu zhvillim në Nansha. Për shembull, “CAS Space”, një kompani komerciale e hapësirës ajrore e mbështetur nga Akademia Kineze e Shkencave, është e angazhuar për zhvillimin e një gjenerate të re të automjeteve të turizmit hapësinor suborbital. Ajo po ndërton një bazë solide të prodhimit të raketave duke integruar kërkimin, prodhimin, eksperimentet, montimin dhe testimin, e cila do të jetë në gjendje të prodhojë 30 produkte raketash në vit.

Më shumë se 6600 kompani financiare ose të lidhura me financat janë vendosur në Nansha, duke përfshirë “Guangzhou Futures Exchange”, që nisi të funksionojë në qershor 2021.

Statistikat zyrtare treguan se rreth një e pesta e kompanive të mjeteve me qira operojnë në Nansha, duke e bërë këtë distrikt një qendër për dhënien me qira të aeroplanëve dhe anijeve në Kinën jugore.

Gjithashtu në këtë zonë po ndërtohen edhe objekte kërkimore shkencore detare. Shifrat zyrtare treguan se 3.67 për qind e PBB-së vendore në Nansha është përdorur për sektorin e Kërkimit dhe Zhvillimit.

Fondet dhe talenti

Industritë moderne të Nansha synojnë të zhvillohen akoma më shumë. Në mes të qershorit, Këshilli i Shtetit nxori një plan të përgjithshëm për distriktin Nansha për të thelluar bashkëpunimin gjithëpërfshirës midis Guangdong dhe Rajoneve të Posaçme Administrative të Hong Kongut dhe Makaos, për të ndërtuar një platformë të rëndësishme, për t'u integruar më mirë në zhvillimin e përgjithshëm kombëtar. Sipas këtij plani, synohet të përshpejtohet ngritja e një baze bashkëpunimi në industrinë e inovacionit shkencor dhe teknologjik dhe një platformë bashkëpunimi për sipërmarrjen dhe punësimin e të rinjve midis Nansha, Hong Kongut dhe Makaos.

Plani propozon tre stimuj financimi dhe taksash për Nansha-n, të cilat mund të nxisin shumë investimet dhe të tërheqin talentet.

Për të ndihmuar zhvillimin industrial, distrikti ndërmori një politikë të re preferenciale, që bashkon stimujt për inovacionin, industrinë, fondet dhe talentin. Kjo nismë është e para e këtij lloji për distriktet në nivel shtetëror.

Autoritetet në Nansha planifikojnë të japin mbi 20 miliardë juanë në subvencione për institutet kërkimore, kompanitë dhe talentet. Për shembull, subvencioni për institutet e kërkimit dhe zhvillimit dhe ekipet profesionale të nivelit të lartë mund të arrijnë deri në 100 milionë juanë. Sipërmarrësit e rinj nga Hong Kongu dhe Makao në Nansha mund të përfitojnë shpërblime deri në 1 milion juanë. Kompanitë që zgjedhin të vendosen në Nansha mund të marrin shpërblime nga qeveria për sa i përket funksionimit të korporatës, të ardhurave personale të drejtuesve dhe ushtrimeve të kapitalit, pasi të jenë të listuara në një bursë.

Porti i Nansha-s(Foto:VCG)

Porti i Nansha-s(Foto:VCG)

Huang Xiangdong, president i “Guangzhou Greater Bay Technology”, tha se Nansha gëzon avantazhe gjeografike. E vendosur në qendrën gjeometrike të Zonës së Madhe të Gjirit Guangdong-Hong Kong-Makao, kjo zonë ka një atmosferë të fortë inovative dhe një mjedis të shëndoshë biznesi.

Themeluar në shtator 2020, biznesi i Huang është një kompani private e teknologjisë së lartë e krijuar nga GAC për t'u fokusuar në kërkimin dhe prodhimin e baterive me karikim të shpejtë.

Bateria që prodhon kompania u certifikua zyrtarisht nga Autoriteti i Certifikimit të Rekordeve Botërore në vitin 2021. Duhen vetëm tetë minuta për t'u karikuar nga 0 në 80 për qind dhe pesë minuta nga 30 për qind në 80 për qind. Sipas Huang, kompanisë iu deshën vetëm gjashtë muaj për të përfunduar aplikimin për patentë për autorizim. Fabrika e sistemit të baterive u ndërtua dhe u vu në funksion në vetëm pesë muaj.