VCG
Kina do të ulë çmimet me pakicë të benzinës dhe naftës duke filluar nga e mërkura, njoftoi planifikuesi kryesor ekonomik i vendit.
Çmimet e benzinës dhe të naftës do të ulen përkatësisht me 300 juanë (rreth 44.46 dollarë amerikanë) për ton dhe 290 juanë për ton, sipas Komisionit Kombëtar të Zhvillimit dhe Reformë, përcjell “Xinhua”.
Kjo është ulja e katërt e çmimeve të benzinës dhe naftës këtë vit dhe e treta radhazi që nga 28 qershori.
Sipas mekanizmit aktual të çmimeve, nëse çmimet ndërkombëtare të naftës bruto ndryshojnë me më shumë se 50 juanë për ton dhe mbeten në atë nivel për 10 ditë pune, çmimet e produkteve të naftës së rafinuar në Kinë do të rregullohen në përputhje me rrethanat.
Tre kompanitë më të mëdha të naftës në Kinë, përkatësisht “China National Petroleum Corporation”, “China Petrochemical Corporation” dhe “China National Offshore Oil Corporation”, si dhe kompani të tjera, duhet të ruajnë prodhimin e naftës dhe të lehtësojnë transportin për të siguruar furnizime të qëndrueshme, bëri të ditur NDRC. (Elona)