VCG

VCG

Administrata Kombëtare e Emigracionit e Kinës (NIA) do të vazhdojë të rregullojë dhe përmirësojë masat e kontrollit të hyrje-daljeve në përputhje me ndryshimin e situatës Covid-19 për të përmbushur plotësisht nevojën e njerëzve për udhëtime ndërkufitare.

Zhang Ning nga administrata e emigracionit tha se do të vazhdojë puna për të lehtësuar prodhimin dhe funksionimin e ndërmarrjeve për të promovuar hapjen e vendit, si dhe shkëmbimet dhe bashkëpunimin ndërkombëtar, bën të ditur “Xinhua”. Aktualisht, me masat rutinë të kontrollit të Covid-19 në fuqi, autoritetet e emigracionit të Kinës përpunojnë certifikatat e daljes dhe hyrjes në kohën e duhur për njerëzit, udhëtimi i të cilëve jashtë shtetit është i nevojshëm, tha Zhang.

Qëllimet e udhëtimit përfshijnë punën për parandalimin dhe trajtimin e Covid 19, pjesëmarrjen në projektet kryesore inxhinierike, transportin e prodhimit dhe nevojave të përditshme, biznesin, punësimin, prodhimin, kërkimin shkencor, studimin jashtë shtetit, ekzaminimet, shkëmbimet akademike, kërkimin e trajtimit mjekësor, vizitat familjare, ceremonitë martesore, të diplomimit dhe trajtimin e emergjencave jashtë shtetit.

Për çështje jashtëzakonisht urgjente do të ofrohen shërbime ekspres.

Sipas të dhënave të publikuara të martën në një konferencë për shtyp të NIA-s, numri i udhëtarëve ndërkufitarë të regjistruar nga autoritetet e emigracionit të Kinës në tremujorin e dytë të 2022-shit ishte 32.29 milionë, duke u rritur 5.64 për qind nga tremujore paraardhës.