VCG

VCG

Kooperativat e furnizimit dhe marketingut të Kinës raportuan rritje të qëndrueshme të shitjeve në gjysmën e parë të vitit, sipas Federatës Gjithë Kineze të Kooperativave të Furnizimit dhe Marketingut.

Shitjet e tyre totale u rritën 19.1 për qind, në 2.94 trilionë juanë (rreth 435.3 miliardë dollarë amerikanë), sipas federatës, citon “Xinhua”.

Qarkullimi në platformën e shitjeve në internet të krijuar nga federata për të ndihmuar në shitjen e produkteve bujqësore dhe të tjera u rrit me 33 për qind krahasuar me vitin e kaluar.

VCG

VCG

Sipas federatës, me një prani të gjerë në zonat rurale, kooperativat e furnizimit dhe marketingut të vendit ndihmuan në plotësimin e kërkesës për pleh, duke kontribuar në sigurinë ushqimore të vendit. (Elona)