Foto: "Tianzhou-3" bën një rihyrje të kontrolluar në atmosferën e Tokës, 27 korrik 2022. /CFP
"Tianzhou-3", anija kozmike e mallrave që transportoi furnizime për stacionin hapësinor të Kinës, bëri një rihyrje të kontrolluar në atmosferën e Tokës në 11:31 të mëngjesit të së mërkurës me orën e Pekinit, njoftoi Agjencia e Fluturimeve Hapësinore me Astronautë e Kinës.
Raketa "Marshimi i Madh-7 Y4", që mbante "Tianzhou-3", u lëshua më 15:10 të 20 shtatorit 2021 sipas orës së Pekinit, nga vendi i nisjes së anijeve kozmike e Wenchang-ut në provincën Hainan të Kinës Jugore. "Tianzhou-3" transportoi rreth gjashtë tonë mallra, përfshirë ushqime dhe kostume hapësinore, në stacionin hapësinor kinez që është në ndërtim. Gjashtë orë e gjysmë më vonë, anija kozmike e mallrave u bashkua me modulin bazë "Tianhe" në orën 22:08 të po asaj dite.
"Tianzhou-3" u nda nga moduli kryesor i stacionit hapësinor "Tianhe" më 17 korrik 2022, pasi kreu të gjitha detyrat e përcaktuara të montimit.
Ky është misioni i tretë i një anijeje kozmike mallrash "Tianzhou" dhe misioni i dytë i furnizimit të stacionit hapësinor, pas "Tianzhou-2".