VCG

VCG

Ekspozita e 19-të Ndërkombëtare e Automjeteve, që u mbajt në Changchun, kryeqendra e provincës Jilin të Kinës verilindore, përfundoi të dielën, me një vëllim transaksioni prej mbi 6.3 miliardë juanë (rreth 933 milionë dollarë amerikanë), përcjell “Xinhua”.

Ekspozita tërhoqi rreth 618.000 vizitorë. Në panair u ekspozuan 1330 automjete nga 155 marka. Gjatë këtij eventi u shitën rreth 30.000 automjete.

Ndër pikat kryesore të ekspozitës ishin automjetet me energji të re, me mbi 200 mjete nga 18 marka të ekspozuara.

VCG

VCG

Me rreth 310 milionë makina në pronësi të banorëve, Kina është tregu më i madh i autommjeteve në botë.

Në vitin 2021, shitjet me pakicë të automjeteve dhe produkteve të ngjashme përbënin 9.9 për qind të shitjeve me pakicë të mallrave të konsumit. (Irma)

VCG

VCG

VCG

VCG