VCG

VCG

Indeksi i transportit të kontejnerëve të eksportit në Kinë shënoi rritje në qershor, bëri të ditur “Shanghai Shipping Exchange”, citon “Xinhua”.

Sipas të dhënave, indeksi mesatar i mallrave me kontejnerë (CCFI) u rrit 3.5 për qind nga muaji në muaj në 3.228.37.

Shërbimi për Gjirin Persik/Detin e Kuq udhëhoqi rritjen me një ngritje mujore prej 16.9 për qind, i ndjekur nga ato të shërbimeve të bregdetit lindor të Amerikës dhe bregdetit perëndimor të Amerikës, të cilat u rritën përkatësisht me 8.4 për qind dhe 6.5 për qind.

CCFI gjurmon tarifat e mallrave në vend dhe kontraktuale nga portet kineze të kontejnerëve për 12 rrugë transporti në të gjithë globin, bazuar në të dhënat nga 22 transportues ndërkombëtarë.

Indeksi u vendos në 1000 në 1 janar 1998. (Irma)