Foto:VCG

Foto:VCG

Kryetari i shtetit i Kinës Xi Jinping zhvilloi të martën pasdite në Pekin bisedime me presidentin e Indonezisë Joko Widodo.

Në një atmosferë miqësore, dy krerët e shteteve shkëmbyen thellësisht mendime mbi marrëdhëniet kino-indoneziane, si dhe çështjet rajonale e ndërkombëtare me interes të përbashkët, duke arritur konsensus të rëndësishëm në një sërë çështjesh.

“Unë jam i gatshëm që të punoj bashkë me Ju për të vazhduar t’i drejtojmë në mënyrë strategjike dhe largpamëse marrëdhëniet Kinë-Indonezi që të zhvillohen me stabilitet, për të sjellë më shumë përfitime për të dy popujt dhe për të dhënë kontribut më të madh për paqen e stabilitetin në rajon dhe botë,” theksoi Xi.

Nga ana e tij, Joko Widodo u shpreh: “Uroj që Kongresi i 20-të i Partisë Komuniste të Kinës të ketë sukses të plotë dhe besoj që, nën drejtimin e vendosur të presidentit Xi Jinping, Kina do të ketë arritje më të mëdha në të ardhmen”.

“Indonezia është e gatshme që të thellojë pandërprerë bashkë me Kinën partneritetin e gjithanshëm strategjik mes dy vendeve, duke dhënë kontribut më të madh për nxitjen e paqes rajonale dhe zhvillimit global,” shtoi presidenti i Indonezisë.

Pas bisedimeve, të dyja palët publikuan deklaratën e përbashkët për takimin e kryetarëve të shteteve dhe nënshkruan një sërë dokumentesh bashkëpunimi.

Më pas, Xi Jinping-u dhe bashkëshortja e tij Peng Liyuan shtruan një banket mirëseardhjeje për Joko Widodon dhe bashkëshorten e tij Iriana. (Jiang Lei)