Foto: Qytetarë pekinas të veshur me kostume tradicionale të kombësive, duke kërcyer në Tempullin e Qiellit të Pekinit./VCG

Foto: Qytetarë pekinas të veshur me kostume tradicionale të kombësive, duke kërcyer në Tempullin e Qiellit të Pekinit./VCG

Të martën u mbajt Forumi i të Drejtave të Njeriut i Pekinit për vitin 2022. Forumi bashkorganizohet nga Shoqata Studimore e të Drejtave të Njeriut e Kinës dhe Fondi i Zhvillimit të të Drejtave të Njeriut i Kinës. Tema e tij sivjet ishte “Barazi, drejtësi, arsye dhe gjithëpërfshirje: Nxitja e përbashkët e çështjes së të drejtave të njeriut”.

Në këtë forum morën pjesë afro 200 veta, duke përfshirë zyrtarë të lartë, ekspertë e diplomatë nga afro 70 vende e organizata ndërkombëtare, si OKB.

Zv.kryetari i Asamblesë Kombëtare Popullore të Kinës dhe drejtori i Shoqatës Studimore të të Drejtave të Njeriut të Kinës, Padma Choling, u shpreh në fjalimin e rastit se, qysh nga Kongresi i 18-të i Partisë Komuniste të Kinës, Komiteti Qendror i PKK-së me shokun Xi Jinping në thelb, ka ngulur këmbë në respektimin dhe garantimin e të drejtave të njeriut si një punë e rëndësishme e qeverisjes dhe populli kinez prej mbi 1.4 miliardë vetash ka një ndjenjë fitimi, lumturie dhe sigurie më të plotë, më të sigurt dhe më të vazhdueshme. Tani bota po futet në një fazë të re luhatjesh e ndryshimesh dhe zbatimi i Agjendës së OKB-së për Zhvillimin e Vazhdueshëm 2030 po përballet me pengesa. Kështu, palët duhet të ngulin këmbë në fatet e përbashkëta, gjithëpërfshirjen, mësimin e ndërsjellë, dialogun e barabartë dhe kërkimin e interesave të përbashkët duke mënjanuar dallimet, e duhet të arrijnë konsensus për zhvillimin e të drejtave të njeriut, të shtojnë më shumë përfitimet për popujt dhe të përmirësojnë qeverisjen globale.

“Zhvillimi i të drejtave të njeriut është një kauzë e përbashkët e njerëzimit dhe vendet e botës duhet të ecin drejt njëri-tjetrit dhe të përpiqen bashkë në këtë drejtim,” theksoi Padma Choling. (Jiang Lei)