Një tren me shpejtësi të lartë kalon mbi urën e re të hekurudhës Qianjiang në Hangzhou, 7 korrik 2022. /CFP

Një tren me shpejtësi të lartë kalon mbi urën e re të hekurudhës Qianjiang në Hangzhou, 7 korrik 2022. /CFP

Kina ka vënë në funksionim 2043 kilometra linja të reja hekurudhore në gjysmën e parë të vitit, 995.9 km prej të cilave janë me shpejtësi të lartë, bëri të ditur Grupi Hekurudhor Shtetëror i Kinës (CSRG).

Mbi 70 për qind e linjave hynë në funksionim në qershor, pavarësisht shpërthimeve të COVID-19 në disa provinca.

Linjat e reja hekurudhore me shpejtësi të lartë dhe standarde përfshijnë pjesët qendrore, lindore, jugperëndimore dhe veriperëndimore të vendit.

Një stacion hekurudhor në distriktin Fengtai të Pekinit gjithashtu u përurua, duke lidhur kryeqytetin dhe qytetet në Kinën Jugore.

Disa linja janë ende në ndërtim dhe do të përurohen sivjet.