Në hemisferën veriore të planetit Mars, ku ndodhet Zhurong, roveri i misionit të parë të sondës ndërplanetare të Kinës Tianëen-1, ndodhi solstici vjetor dimëror, që tregon hyrjen në sezonin më të ftohtë të vitit.

Sonda Tianwen-1 u ul në Mars më 15 maj 2021 dhe një javë më vonë roveri Zhurong, i cili ngjan me një flutur dhe do të thotë “zot i zjarrit” në mitologjinë kineze, zbriti për në sipërfaqen e planetit të kuq.

Falë përthyerjes së boshtit të rrotullimit të Marsit prej 25.19 gradë, i ngjashëm me atë të Tokës, rrotullimi rreth Diellit i jep planetit stinë të dallueshme ashtu si Toka.

CNSA

CNSA

Solstici dimëror ndodh në Mars kur pika e drejtpërdrejtë e diellit ndodhet në pikën më jugore. Solstici dimëror këtë vit ra më 21 korrik.

Wang Kechao, drejtor i sektorit të shkencës në observatorin “Purple Hills”, i Akademisë Kineze të Shkencave, deklaroi për Grupin Mediatik të Kinës, cituar nga “CGTN”, se gjatë një cikli orbital, pika e drejtpërdrejtë e diellit lëviz mbrapa midis 25.19 gradë në veri dhe në jug. Kur pika e drejtpërdrejtë e dritës së diellit është në pikën më jugore, domethënë 25.19 gradë gjerësi jugore, vjen solstici dimëror i Marsit.

Ndryshe nga Toka, Marsi ka një periudhë orbitale prej rreth 687 ditësh të Tokës, që do të thotë se një vit marsian është i barabartë me rreth 1.9 vjet në Tokë, dhe solstici i tij i fundit dimëror filloi më 2 shtator 2020. Për shkak të një orbite të ndryshme, kohëzgjatja e çdo sezoni në Mars është gjithashtu e ndryshme nga ajo e Tokës.

Temperatura në dimër në Mars është dukshëm më e ulët se ajo në Tokë, pasi Marsi merr më pak rrezatim diellor për shkak të distancës së tij nga Dielli. “Çdo sezon në Mars është më i ftohtë se ai në Tokë.

Për shembull, në dimrin aktual, temperatura në hemisferën veriore të Marsit mund të arrijë deri në minus 100 gradë, që është më e ftohtë se kudo në Tokë”, -theksoi Wang.

CNSA

CNSA

Për të trajtuar stuhitë e shpeshta të rërës në dimër, inxhinierët kanë projektuar katër masa mbrojtëse për roverin Zhurong, duke përfshirë rezistencën ndaj temperaturës së ulët, rezistencën ndaj rërës, sigurinë e energjisë dhe aspekte të tjera, për të siguruar funksionimin e sigurt të inspektimit dhe procesit të eksplorimit të Marsit.

“Pjesët e baterive të instaluara në krahët diellorë janë bërë nga një material i veçantë i quajtur superhidrofobik”, tha Peng Song, zëvendësdrejtor projektues i sondës Tianwen-1. Sipas tij, ashtu sikurse një gjethe e zambakut të ujit bën që të rrëshqasin pikat e ujit, një material i tillë e bën më të lehtë mosqëndrimin e pluhurit.

Krahët diellorë të Zhurongut janë të pajisur me aftësinë e drejtimit të gjurmimit të diellit që mundëson që krahët e roverit të zhvendosen nga rrezet e diellit, si petalet e një luledielli, për të maksimizuar thithjen e energjisë diellore pavarësisht këndit të ulët të diellit gjatë dimrit. Falë masave të ndërmarra, roveri mund të kursejë energji dhe të zvogëlojë konsumin e energjisë duke ndryshuar modelet e tij të punës në mot me erë dhe rërë.

Nëse tre masat e para dështojnë në zgjidhjen e problemit të energjisë, roveri do të kalojë në gjendje të fjetur derisa të pastrohet pluhuri, sipas Peng, dhe kur të zgjohet automatikisht do të rifillojë punën.

15 maji 2022 shënoi përvjetorin e parë të uljes së jashtëzakonshme nga Tianwen-1 e Kinës në Mars në pjesën jugore të Utopia Planitia, një fushë e madhe në hemisferën veriore të planetit të kuq, që simbolizon uljen e parë të vendit në një planet tjetër.

CNSA

CNSA

Administrata Kombëtare e Hapësirës e Kinës (CNSA) publikoi më 11 qershor fotografitë e para të bëra nga Zhurong, duke forcuar suksesin e misionit të parë të vendit për eksplorimin e Marsit.

Pas uljes, Zhurong ka vazhduar të lëvizë drejt jugut dhe ka transmetuar të dhëna në Tokë. Përveç eksplorimit të sipërfaqes së Marsit, ai gjithashtu kaloi nëpër terrene të shumta komplekse dhe zbuloi shkëmbinj marsian, duna rëre dhe kratere përplasjeje, duke marrë kështu një sasi të madhe të dhënash.

Deri më 15 gusht të vitit të kaluar, roveri i Marsit kishte punuar në planetin e kuq për 90 ditë marsiane, ose rreth 92 ditë në Tokë, duke përmbushur të gjitha detyrat e planifikuara.

Meqenëse ishte në gjendje të mirë, roveri vazhdoi shërbimin pavarësisht se arriti objektivin e tij 90-ditor.