VCG

VCG

Kina ka shënuar rënie të konsiderueshme në numrin e aksidenteve rrugore vdekjeprurëse në dekadën e fundit, citon “Xinhua” të dhënat e Ministrisë së Sigurisë Publike.

Numri i aksidenteve që përfshijnë tre ose më shumë vdekje ra 59.3 për qind nga viti 2012, tha në një konferencë për shtyp Li Jiangping, drejtor i zyrës së menaxhimit të trafikut të ministrisë.

Aksidentet rrugore me viktima të lidhura me alkoolin janë ulur me dhjetëra mijëra qëkur Kina e kriminalizoi drejtimin në gjendje të dehur në vitin 2011, tha Li, duke vënë në dukje se rënia është e konsiderueshme, duke pasur parasysh se numri i përgjithshëm i mjeteve motorike në të gjithë Kinën u rrit me 89 për qind dhe ai i shoferëve me 123 për qind gjatë kësaj periudhe.

VCG

VCG

Shumica e njerëzve zgjodhën të përdorin shërbime të tjera transportuese pasi kishin pirë pije, me numrin e porosive për shërbime të tilla që arrinte mesatarisht 200 milionë në kuotë vjetore, treguan të dhënat nga ministria. (Irma)