Foto:VCG

Foto:VCG

Lidhur me vizitën e mundshme të kryetares së Dhomës së Përfaqësuesve të ShBA-së Nancy Pelosi në Tajvan, zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme kineze Zhao Lijian theksoi të hënën që, kohët e fundit, Kina ka shprehur shumë herë kundërshtimin e vendosur për këtë vizitë të mundshme të Pelosit.

Zhao Lijian-i vuri në dukje që Kina po pret në gjendjen e gatishmërisë më të lartë. Nëse ShBA-ja vazhdon me këmbëngulje në këtë drejtim, pala kineze medoemos do të marrë masa të forta për të mbrojtur sovranitetin e tërësinë territoriale të vendit dhe pala amerikane do të mbajë të gjithë përgjegjësinë për pasojat e rënda.