Foto:VCG

Foto:VCG

Presidenti kinez Xi Jinping i dërgoi të hënën një mesazh urimi znj. Droupadi Murmu për marrjen e detyrës së presidentes së Republikës së Indisë.

Në mesazhin e tij, kreu i shtetit kinez vuri në dukje se Kina dhe India janë vende fqinje të rëndësishme të njëra-tjetrës, duke shtuar se një marrëdhënie e shëndetshme dhe e qëndrueshme kino-indiane është në përputhje me interesat themelore të dy vendeve dhe popujve të tyre, si dhe në favor të paqes, stabilitetit dhe zhvillimit në rajon dhe në mbarë botën.

Xi tha gjithashtu se ai u kushton rëndësi të madhe marrëdhënieve kino-indiane dhe është i gatshëm të punojë me znj. Murmu për të rritur besimin e ndërsjellë politik, për të thelluar bashkëpunimin praktik, për të trajtuar siç duhet dallimet dhe për t'i çuar përpara lidhjet dypalëshe në rrugën e duhur.